Atletico kërkon rikthimin e Torresit

Sipas tabloidit britanik The Sun, Fernando Torres mund të rikthehet atje ku bëri emër në futbollin evropian, në Atletico Madrid. Sulmuesi ka shprehur interesim për rikthim në La Ligë pas aventurës deri më tani dëshpëruese në Chelsea. Derisa gjiganti londinez është në kërkim të një golgeteri për edicionin e ri, Torres mund të jetë ai…

Sport

18/03/2014 11:58

Sipas tabloidit britanik The Sun, Fernando Torres mund të rikthehet atje ku bëri emër në futbollin evropian, në Atletico Madrid.

Sulmuesi ka shprehur interesim për rikthim në La Ligë pas aventurës deri më tani dëshpëruese në Chelsea. Derisa gjiganti londinez është në kërkim të një golgeteri për edicionin e ri, Torres mund të jetë ai që do t’ia lirojë vendin.

Diego Simeone dhe Torres njihen mes vete si futbollist, dhe kjo i jep edhe më shumë gjasa rikthimit të tij në Vicente Calderon. Problemi kryesor është ai më kryesori, financiar.

Atletico kërkon Torresin në formë huazimi, kurse Chelsea vështirë se do të lejojë largimin e tij pa përfituar financiarisht, duke marr parasysh blerjen e tij prej 50 milionë funtesh.

Torres nuk është duke zënë vend si titullar në ekipin e Jose Mourinhos, që kërkon një golgeter të ri, ardhja e së cilit mund të sinjalizojë përfundimin e karrierës së tij në Stamford Bridge.

Torres luajti për Atleticon gjatë periudhës 2001-2007.