Atletico kërkon Cazorlan

Atletico Madrid është i gatshëm të paguajë 22 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Santi Cazorla, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

10/06/2014 13:25

Atletico Madrid do të humbë disa futbollistë të rëndësishëm gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi Diego Costa është pranë transferimit në Chelsea kurse portieri Thibaut Courtois kërkohet të rikthehet në Stamford Bridge nga periudha e huazimit në Vicente Calderon.

Mesfushori Koke kërkohet nga Barcelona por edhe disa futbollistë të tjerë janë objektivë të gjigantëve evropian.

Megjithatë, sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, Atletico Madrid është duke menduar për përforcime dhe ka bërë gati një ofertë prej 22 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Santi Cazorla.

Ylli spanjoll është futbollist i rëndësishëm në Emirates dhe vështirë se do të largohet nga klubi.