Atletico kërcënon Barcelonën

Mbrojtësi i djathtë i Atletico Madridit, Juanfran ka insistuar se ekipi i tij do të kërkojë fitore në udhëtim te Barcelona, në ballafaqimin e tyre në kuadër të xhiros së fundit në La Ligë.

Sport

08/05/2014 19:00

Mbrojtësi i djathtë i Atletico Madridit, Juanfran ka thënë se skuadra e tij do të udhëtojë drejt Camp Nout në xhiron e fundit të La Ligës, në kërkim të fitores ndaj Barcelonës.

Atletico kryeson në tabelë me dy xhiro të mbetura, ndërsa në duelin e fundit do të vizitojë Barcelonën, ku do t’i mjaftojë edhe një pikë për të fituar titullin.

Por, Juanfran insiston se Atletico do ta kërkojë fitoren.

“Nëse nuk mendojmë të fitojmë në Barcelonë, atëherë futbollistë si Iniesta, Messi e Pedro do të na kthejnë në shtëpi pa titull. Synimi ynë është t’i fitojmë të dy ndeshjet, duke filluar nga dueli i radhës kundër Malagas”, deklaroi Juanfran për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

“Për mua, dhe besoj se edhe mër ekipin dhe tifozët tanë, gjërat janë shumë të qarta. Nëse fitojmë dy ndeshjet e mbetura, jemi kampion. Duhet të mendojmë njëherë për Malagan. Nuk më pëlqen fakti se njerëzit mendojnë se Real Madrid ka humbur gjasat ose se Barcelona dhe Atletico tashmë e kanë fituar”, u shpreh ai.