Atletico fiton dhe kalon në fazën e eliminimit direkt në L.K

Atletico Madrid ka shënuar fitore 2:0 në ‘Wanda Metropolitano’ për të siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/11/2018 21:02

Skuadra e Diego Simeones, ka mposhtur 2:0 francezët e Monacos, që drejtohen nga Thierry Henry.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Badiashile me autogol në minutën 2’-të, kaloi në epërsi skuadrën nga Madridi.

Në minutën e 24’, u shënua edhe goli i dytë, që kishte autor Antoine Griezmann.

Monaco në minutën e 83’ të pjesës së dytë, kishte mundësi të mirë për të ngushtuar epërsinë, por Radamel Falcao dështoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Atletico numëron 12 pikë, duke siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/