Atletico favorit për titull

Atletico Madrid është favorit për ta fituar titullin e kampionit në La Liga. Ky të paktën është vlerësimi i tifozëve spanjollë, të cilët u besojnë më shumë Los Colchoneros sesa Barcelonës.

Sport

12/05/2014 18:23

Atletico Madrid ka më shumë gjasa sesa Barcelona, për ta fituar titullin e kampionit ën La Liga.

Kështu mendojnë tifozët spanjollë, të cilët i janë përgjigjur një ankete të realizuar në versionin online të së përditshmes spanjolle Marca.

4.005 tifozë, respektivisht 51,1%, deri tash e favorizojnë ekipin e Diego Simeones, karshi 3.831, apo 48,9%, sa e kanë votuar Barcelonën.

Të dyja skuadrat do të përballen në Camp Nou fundjavën e ardhshme, në kërkim të titullit të kampionit në La Liga.