Atletico është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Atletico Madrid ka pësuar humbje 2:1 nga Bayern Munichu në ndeshjen e kthimit, por është kualifikuar tutje falë golit si mysafir. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1:0 në të mirë të madrilienëve.

Sport

03/05/2016 22:38

Në ndeshjen e kthimit, Alonso i kaloi vendasit në epërsi me një gol nga gjuajtja e lirë.

Rezultati u barazua nga Griezmann, ndërsa një shpresë Bayernit ia dha Lewandowski që e riktheu epërsinë për 2:1.

Por, ky gol nuk mjaftoi për bavarezët, ndërsa Atletico kaloi në finale me rezultat të përgjithshëm 2:2, por falë golit të shënuar në udhëtim.

http://www.dailymotion.com/video/x48isx9_all-goals-bayern-munich-2-1-atletico-madrid-03-05-2016_sport