Atletico do ta fitojë titullin

Gabi është optimist se Atletico Madridi do të shpallet kampion i Spanjës këtë sezon. Mesfushori spanjoll ndihet i zhgënjyer me barazimin ndaj Malagas, por beson se ekipi i tij do të dalë mirë nga Camp Nou.

Sport

12/05/2014 00:09

Mesfushori i Atletico Madrid, Gabi beson se ekipi nga Vicente Calderon do ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, pas ndeshjes në udhëtim ndaj Barcelonës.

Ekipi i Diego Simeones mund ta fitonte titullin të dielën, duke e mposhtur Malagan në Vicente Calderon, por barazoi 1:1 pas golave të Samuel për mysafirët dhe Toby Alderëeireld për Atleti.

“Ne do ta nxjerrim një rezultat të mirë në Camp Nou për t’u bërë kampionë”, deklaroi Gabi për të përditshmen spanjolle, AS.

“Në këtë ekip, ne ende besojmë. Ne jemi Atletico dhe do të japim gjithçka për të fituar. Dëshironim të bëheshim kampionë të dielën, për fansat tanë, por do të bëjmë gjithçka në Barcelonë, për t’u bërë kampionë. Ne jemi mësuar të luajmë ndeshje finale”, shtoi ai.

“Malaga ishte mjaft e motivuar, sepse kishte nevojë për pikë për të qëndruar lartë. Në fund ne ishim të zhgënjyer pasi e dinim rezultatin e Barcelonës”, përfundoi Gabi.