Atletico dënohet për shkak të Ronaldos

Atletico Madrid mund të dënohet nga UEFA për shkak të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

16/04/2015 09:52

Atletico Madrid mund të dënohet nga UEFA për shkak të Cristiano Ronaldos.

Ylli i Real Madridit u takua me një tifoz i cili kaloi pjesëtarët e sigurimit duke hyrë në fushë për t’i kërkuar fanellën portugezit.

Dhe, rasti ka përfunduar në procedurë disiplinore të UEFA-s. Andaj, Atletico mund të dënohet me së paku një gjobë për shkak të lëshimit në aspektin e sigurisë.

Dueli në Vicente Calderon u mbyll pa gola.