Atletico, “çmendet” pas Shaqirit

Atletico Madrid vazhdon të insistojë në përpjekje për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

12/12/2014 09:49

Pasi tashmë duket e sigurt se Xherdan Shaqiri do të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës, shumë klube kanë intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij.

Mirëpo, një gjigant evropian që insiston më së tepërmi që në radhët e veta të ketë yllin kosovar është kampioni në fuqi i La Ligës, Atletico Madrid, raporton “Fichajes”.

Shaqiri nuk është duke gjetur minutazhin e kërkuar në Allianz Arena dhe do të lejohet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Atletico Madrid, Liverpool dhe Juventus besohet se janë klubet favorite në garë për transferimin e tij.

Mirëpo, Diego Simeone e dëshiron me qdo kush në Vicente Calderon.