Atleti i dehur pagoi taksin me medaljen e artë

Një kampion çekiç hedhës thuhet se ka paguar taksin për në shtëpi me medaljen e tij të artë, pasi u deh gjatë natës duke festuar për triumfin e tij në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Fun

25/08/2015 13:55

Sipas portalit kinez Tencent, Pawel Fajdek nga Polonia u zgjua në mëngjes në Pekin pas fitores së tij dhe zbuloi se medalja e tij e artë nuk është më.

26-vjeçari i brengosur, i cili ishte më i riu në këtë garë, kontaktoi menjëherë policinë për të raportuar humbjen e medaljes, transmeton Lajmi.net.

Pawel-Fajdek1

Zyrtarët thuhet se gjurmuan gjurmët e tij të një nate më parë dhe arritën të gjejnë taksistin i cili kishte medaljen e tij – dhe i cili tha se Fajdek e kishte dorëzuar atë vullnetarisht, gjatë pagesës.

Pawel-Fajdek2

Pas bindjes nga policia, taksisti ktheu medaljen. (Lajmi.net)