Atletet që Luana Vjollca i mbathi gjatë koncertit në Zvicër kapin një shifër të lartë

Luana Vjollca ka shpenzuar shumë për t'i blerë një palë atlete.

ShowBiz

17/02/2019 23:27

Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, ka hargjuar gati 800 euro për t’i blerë një palë atlete ‘Versace’, shkruan lajmi.net.

Faqja në Instagram ‘WhatTheyWearin’, e ka publikuar një foto të Luanës në të cilën ka treguar se atletet e bardha të saj kushtojnë rreth 795 euro.

Kujtojmë se këto atlete i kishte mbathur mbrëmë gjatë një koncerti në Zvicër i cili u organizua për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e që nëpërmjet disa postive, Luana Vjollca e ka treguar edhe pak nga atmosfera që ka mbretëruar atje.

Kjo nuk është një risi e madhe për fansat që e përcjellin biondinën seksi pasi ata e dinë tashmë që Luana harxhon shumë për t’u dukur me stil.

Ajo para dy ditësh e ka publikuar këngën e re me titull “Boll u bo tu vujt”, projekt muzikor ky i cili u pëlqye nga publiku./Lajmi.net/

YouTube player