Atletet nga Uganda u abuzuan seksualisht

Atletet nga Uganda kanë treguar se janë abuzuar sistematikisht seksualisht dhe psikikisht nga trajneri i ekipit kombëtar, në prag të kampionatit që u mbajt javën e kaluar në Afrikë. Atletet e kishin kaluar një muaj në kampin e trajnimit, ndërsa ishin viktima sepse trajneri i tyre i kishte abuzuar seksualisht çdo natë. “Ai vinte në…

Sport

20/03/2014 19:15

Atletet nga Uganda kanë treguar se janë abuzuar sistematikisht seksualisht dhe psikikisht nga trajneri i ekipit kombëtar, në prag të kampionatit që u mbajt javën e kaluar në Afrikë.

Atletet e kishin kaluar një muaj në kampin e trajnimit, ndërsa ishin viktima sepse trajneri i tyre i kishte abuzuar seksualisht çdo natë.

“Ai vinte në dhomën tonë natën dhe na zgjonte, duke na kërcënuar se do na largonte nga kampi, nëse do t’ia thoshim ndonjërit apo nëse do ta raportonim rastin”, tha njëra nga atletet.

“Nuk kishte një trajnere femër, me të cilën mund të flisnim dhe ku mund të ankoheshim. Ishte e tmerrshme. Kur ne e refuzonim atë, ai na rrihte”, vazhdon rrëfimin rrëqethës atletja anonime.

Emri i të akuzuarit nuk është deklaruar, por është i njohur, pasi është njëri nga tre trajnerët që e udhëhoqën ekipin. Uganda arriti ta fitojë një medalje në kampionatin afrikan.

Skandali u bë publik kur vajza u ankua tek kapiteni i ekipit kombëtar të meshkujve, Kipsiro.

“Njëra nga vajzat rrëfeu për rastin, ndërsa unë e dija se mund t’i ndihmoja. Ishte e lodhur dhe e tronditur. Trajneri u kishte thënë se, në qoftë se duan të kenë paraqitje të mira, duhet të kenë seks të rregullt apo të lindin fëmijë. Sipas teorisë së tij, atëherë këmbët e tyre do të jenë më të shpejta. U trondita kur dëgjova gjëra të pakuptimta si kjo”, theksoi Kipsiro.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Ugandës, Beatrice Ajkoru i ka konsideruar këto akuza të rreme, duke e hedhur poshtë mundësinë që trajneri të ketë bërë gjëra të tilla.