Atletet e reja të Rihanna-s për ‘Puma’ janë shitur për 35 minuta (FOTO)

Rihanna ka lajmëruar se atletet e reja të dizajnuara nga ajo për 'Puma' janë shitur në kohë rekorde.

ShowBiz

28/05/2016 10:15

Këngëtarja Rihanna ka treguar gjithmonë se është një hap përpara me modën, e tani edhe fansat po e ndjekin hapin e saj.

Atletet e reja të dizajnuara nga ajo për firmën sportive ‘Puma’ janë shitur në një kohë rekorde, pasi për 35 minuta që nga dalja në shitje, nuk kanë mbetur më./lajmi.net