Atkinson rikthen Mr Bean vetëm për audiencën kineze (Foto)

Aktori i njohur, Rowan Atkinson, u ka dhënë adhuruesve të tij edhe njëherë karakterin e tij të famshëm ‘Mr Bean’.

ShowBiz

19/03/2017 21:29

Këtë e ka bërë gjatë premierës së filmit të tij të fundit i cili u lansua vetëm në Kinë, njofton Klan Kosova.

Komiku 62 vjeçar vendosi që të ringjallë edhe njëherë karakterin e tij për audiencën e fortë kineze, që nga divorci që pati me gruan e tij prej 24 vjetësh.

Filmi i quajtur “Top Funny Comedian” pritet të jetë tejet fitimprurës, pasi ”Mr Bean’s Holiday” i realizuar në vitin 2007, vetëm në Kinë, pati të ardhura bruto më shumë se 2.4 milionë funte.

Mr Bean, i cili mendohet të ketë pasuri prej 70 milionë funte, doli në skenë për të performuar rolin e tij prej një memeci që praktikisht ka gjuhë të çuditshme.