Atkinson ndan drejtësinë në ndeshjen Serbi-Shqipëri

Gjyqtari anglez, Martin Atkinson do të jetë gjyqtari kryesor për ndeshjen e nesërme në kuadër të kualifikimeve të Euro 2016, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Sport

13/10/2014 13:50

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari anglez, Martin Atkinson do të jetë ai i cili do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen historikë, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Michael Malarik dhe Steven Child do të jenë ndihmëstrajnerët e Atkinsonit, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Peter Kirkup.

Gjyqtari i pestë në këtë takim do të jetë Anthony Taylor ndërsa i gjashti, Greg Peson. Ndeshja do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin JNA në Beograd.