ATK sekuestron mbi 44 mijë euro në një lokal të lojërave të fatit në Prishtinë (Foto)

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në bashkëpunim me Departamentin e Lojërave të Fatit dhe në asistim të Policisë së Kosovës, me datë 14 Mars 2017, ka zhvilluar një kontroll (bastisje) tek një subjekt i lojërave të fatit në Prishtinë, ku sipas informacioneve fillestare është dyshuar se kemi të bëjmë me shmangie tatimore (deklarime të rrejshme).

Lajme

15/03/2017 15:46

“Administrata Tatimore e Kosovës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar dhe të gjitha veprimet ligjore janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar.

Në vendngjarje gjatë kontrollimit të lokacionit janë gjetur para të gatshme (cash) në vlerë prej 44,370.85 euro, para të cilat nuk janë përputhur me deklarimet që janë bërë për ATK-në. Pra, deklarimet kanë qenë shumë më të vogla se sa paraja e gjetur në lokacion.

Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar karte monedha në vlerë 38,230.00 euro,  monedha metalike në vlerë 6,140.85 euro, dy laptop, fletore të punës (me të dhëna të pazareve ditore), dy usb disck, si dhe dokumentacione tjera.

Shuma e  parave mbetet e sekuestruar, deri në verifikimin se a ka pasur shmangie nga tatimi.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800”- njofton komunikata nga ATK.

atk1 atk2