ATK pezullon nga puna dy inspektorë tatimorë, dyshohen për korrupsion – Lajmi.net
ATK pezullon nga puna dy inspektorë tatimorë, dyshohen për korrupsion
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:08, 28 February 2018
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka marrë vendim për pezullimin nga puna të dy inspektorëve tatimorë.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se vendimi për pezullimin e inspektorëve është marrë pas informatave nga Prokuroria se ata dyshohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se “çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO