ATK njofton fituesit për dorëzimin e plikove me kuponë fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë fitues nga rimbursimi i kuponëve fiskal për periudhën TM1 2018, se afati për dorëzim të plikove është vetëm deri nesër me datë 18 Maj 2018, nga ora 8:00-16:00.

Lajme

17/05/2018 15:11

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.