ATK mbyll lokalet e lojërave të fatit në Rahovec

Administrata Tatimore e Kosovës, në një aksion, ua ka vënë dryrin lokaleve të lojërave të fatit në Rahovec. Ato janë mbyllur për shkak se nuk e kanë respektuar ligjin i cili kërkon që lokale të tilla të kenë distancë të caktuar nga institucionet.

Lajme

15/01/2014 20:33

Administrata Tatimore e Kosovës, në orët e pasdites së sotme, ka mbyllur lokalet e lojërave të fatit në qytetin e Rahovecit, përfshirë 2 lokale “Kayot” dhe 4 bastore sportive.

Lokalet mësohet se janë mbyllur për shkak se nuk e kanë respektuar ligjin i cili kërkon që lokale të tilla të kenë distancë të caktuar nga institucionet.

Në këtë rast, këto lokale kanë pasur distancë më të vogël se 500 metra largë shkollës fillore “Isa Boletini” dhe shkollës së mesme “Xhelal Hajda – Toni”.

Mësohet se aksioni është kryer pa ndihmën e policisë, pa incidente e pa ndonjë kundërshtim eventual nga pronarët e lokaleve.