ATK-ja tregon se kur do t’i shpall fituesit e kuponëve fiskalë për tre mujorin e dytë

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se më 9 gusht do të bëhet tërheqja e numrave potencialë fitues për rundin e tremujorit të dytë.

Lajme

02/08/2018 18:49

Sipas njoftimit, numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kane aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskalë për këtë periudhë është 55,493.

“Tërheqja e numrave potencialë fitues do të bëhet me datë 9 Gusht 2018, nga ora 08:30 në kuadër të programit të mëngjesit në RTK”, thuhet në njoftim.