ATK-ja për 6 muaj mblodhi rreth 193 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar raportin për zhvillimet në periudhën Janar – Qershor të këtij viti.

Lajme

03/07/2017 13:02

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri tha se ky gjashtëmujor është përmbyllur në një formë mjaft të mirë.

Ai tha se për këtë periudhë kohore kanë arritur të krijojnë të hyra rreth 193 mln euro, raporton Ekonomia Online.

“Kemi përmbyllur këtë gjashtë mujor në një formë të mirë. Për periudhë janar qershor të këtij viti të hyrat janë 192.907.088 ose rreth 193 milionë euro, në raport me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar janë inkasuar 8.79 për qind më shumë. Të hyrat nga TVSh janë 85.6 milionë euro”, ka thënë ai.

Ai konsideron se është një trend jashtëzakonisht i mirë edhe sa i përket implementimit të Ligjit për Faljen e Borxheve.

“Me intensitet të shtuar është duke u punuar në ligjin për faljen e borxheve i cili është në fuqi deri më 31 gusht të këtij viti. Nga ligji për faljen e borxheve kanë përfituar 1.672 biznese”, ak thënë ai.

Imeri bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë fiskalizuar 1018 biznese, ndërsa ka përmendur si të arritur edhe digjitalizimin e librit të blerjes dhe shitjes.

Ai tha se ATK-ja ka intensifikuar bashkëpunimin me FMN-në dhe KE-në, ndërsa është zgjeruar bashkëpunimi me institucione të tjera.