ATK-ja ka një lajm të rëndësishëm për grumbulluesit e kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë me dije se tashmë ka filluar aplikimi dhe dorëzimi i kuponëve fiskal për muajin Tetor, Nëntor dhe Dhjetor të vitit të kaluar.

Lajme

04/01/2017 08:17

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal ka filluar nga data 1 janar 2017 dhe zgjatë deri më 31 janar, kurse dorëzimi i tyre mund të bëhet nga data e aplikimit deri më 4 shkurt

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK-ja njofton se do të bëjë shqyrtimin e të gjitha aplikacioneve dhe më pas do të bëjë rimbursimin e mjeteve.

“ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.“, thuhet më tej në njoftim.

Deri më tani janë rimbursuar mbi 847 mijë qytetarë në vlerë të rimbursimit mbi 15 milionë e 542 mijë eurove.

“Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri me tani numri i përgjithshëm i qytetarëve të rimbursuar është 847,185, ndërsa vlera e rimbursimit është 15,542,225 euro“, thuhet në njoftim.