ATK grumbulloi 700 mijë euro nga gjobat

Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë treguar për Telegrafin se edhe gjatë vitit që e lamë pas kanë shqiptuar një numër të gjobave të ndryshme për tatimpaguesit të cilët kanë bërë shkelje.

Lajme

28/02/2017 09:32

Vetëm nga Gjobat vitin e kaluar ATK ka grumbulluar 700 mijë euro.

Këto gjoba ndaj tatimpaguesve, sipas ATK-së, kanë për qëllime dhe edukimin e tatimpaguesve.

“Gjatë viti 2016 për mos lëshim të kuponëve fiskal janë lëshuar 3023 gjoba mandatorë, në vlerë prej 699,550.00 euro”, ka treguar zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi./Telegrafi/