ATK do të monitorojë zbatimin e Pakos së re fiskale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), bën të ditur se pas hyrjes në fuqi të Pakos së re fiskale dhe të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, do të bëjë monitorimin e zbatueshmërisë së Pakos së re fiskale.

Lajme

03/09/2015 13:03

ATK me anë të një komunikate a bërë të ditur se ky institucion ka ndërmarr të gjitha veprimet për ofrimin e shërbimeve rreth zbatimit të pakos së re fiskale.

“Stafi i ATK-së në të gjitha zyrat regjionale të Shërbimit dhe Edukimit për tatimpagues është në gatishmëri të plotë për ofrimin e sqarimeve të nevojshme lidhur me ndryshimet ligjore”.

“Administrata Tatimore ka njoftuar në vazhdimësi tatimpaguesit për përmbajtjen e pakos së re fiskale dhe do të vazhdoj mbajtjen e seminareve me tatimpagues dhe gjithë komunitetin e biznesit për informimin e tyre rreth zbatimit të ligjeve, me theks të veçantë për ndryshimet e bëra në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

“ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor”, thuhet në komunikatë.