Athletic Bilbao – Real Madrid, ky është plani i Bale

Real Madrid është mysafir i Athletic Bilbaos në duelin e ri në La Ligë.

Sport

15/09/2018 09:37

Gareth Bale është shëndrruar në lider të Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus.

Skuadra e re e drejtuar nga Julen Lopetegui e ka filluar mbarë sezonin e ri në La Ligë.

Por, sfida e radhës nuk do të jetë e lehtë, vizita te Athletic Bilbao.

“Marca” shkruan se plani i Lopeteguit është që Bale ta inspirojë Real Madridin drejt një fitoreje të re, përcjell “lajmi.net”.

Bale ka shfaqur formë të mirë në rolin e liderit pas largimit të Ronaldos dhe njësoj është plani të ndodhë edhe sonte në Bilbao. /Lajmi.net/