Athinë, protesta kundër ratifikimit të marrëveshjes me Shkupin

Me kërcënime, forca të shumta policore është zgjuar sot Greqia.

Lajme

24/01/2019 16:10

Persona të pa njohur kanë sulmuar me molotov, shtëpinë e deputetes së partisë në pushtet SYRIZA, Teodora Xakri.

Pas kësaj, deputetja ka thënë për mediat vendase se bëhet fjalë për sulm vrasës.

Akuzoi forcat politike, antipatia e të cilave, sipas saj, e përçau vendin dhe u dha të drejtë çdo fashisti dhe vrasësi të dalë dhe të ndjehet i fortë.

Siç ka thënë edhe vetë, gjatë periudhës së kaluar kërcënime për jetë dhe për familjen e saj ka marrë edhe ministrja e Turizmit Elena Kundura, e cila mbështet Qeverinë Tsipras edhe pse ishte pjesë e partisë POTAMI.

Për shkak që javën e kaluar kishte incidente ku protestuesit dhe policia u përleshën, sot godina e Kuvendit grek është e rrethuar nga forca të shumta policore, si masë ndaj protestave.

Protestuesit madje kanë dalë edhe me afishe në të cilat shkruhet “Tsipras, shko në Shtëpi”. Qytetarët grek u ftuan që të dalin në protestë kundër, siç thonë organizatorët, tradhtisë së planifikuar.

Ndërsa Partia Komuniste e Greqisë në Akropol ka vendosur dy afishe kundër Marrëveshjes së Prespës.

Në njërën shkruan “Jo për Marrëveshjen Tsipras – Zaev, për planet e SHBA-NATO-BE, për irredentizëm dhe nacionalizëm”.

Ndërsa në tjetrën “Po për miqësi – solidaritet dhe betejë të përbashkët të popujve. Afishet janë të shkruara në dy gjuhë, greke dhe angleze.

Kundër Marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës, protesta u mbajtën edhe në Larisa.

Qytetarët protestuan edhe me traktorë, ndërsa mbështetje morën edhe nga nxënësit. /AlsatM