Therje me thikë në Ferizaj, i mituri dëegohet në mbajtje

Një person është therur me thikë në Ferizaj.

Lajme

14/11/2018 10:39

Policia ka arrestuar një person pasi dyshohet, se i njëjti pas një përleshje fizike, kishte goditur viktimën me thikë në shpinë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur, pasi i njëjti gjatë një përleshje fizike që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar e kishte goditur viktimën me një mjet të mbrehtë (thikë) në shpinë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Lajmi.net/