Themelimi i ushtrisë së Kosovës, alarmon Serbinë – Lajmi.net
Themelimi i ushtrisë së Kosovës, alarmon Serbinë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleRajoni 14:11, 5 December 2018
Transformimi i FSK-së në ushtri, ka ngjallur reagime në Serbi.

Një problem i ri mes Kosovës dhe Serbisë. Formimi i ushtrisë është pritur me reagime alarmuese në kryeqytetin serb. Beogradi kishte reaguar kundër pjesëmarrjes së serbëve në forcat e sigurisë së Kosovës.

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se nuk e di çfarë do të ndodh me 15 dhjetor, një ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Analisti Aleksandar Radiq thotë se për Serbinë, kjo do të kapërdihet rëndë. Palët në proces nuk do të duhej të pengojnë njëra-tjetrën.

“Është një sfidë politike dhe e sigurisë për Serbinë dhe do të jetë një goditje e fuqishme pasi vërteton edhe një element të shtetësisë. Por, nuk pajtohem me paranoiakët që shohin se do të rrënohet siguria për shkak të vendimeve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai për Tv Klan.

Për ekspertin serb, transformimi nuk paraqet rrezik. Por, sigurisht do të ngrihet vendimi dhe transformimi do të zgjatet.

“KFOR-i kontrollon territorin e Kosovës dhe jo forca të tjera. Këtë nuk mund ta bëj as ushtria e Kosovës dhe as ajo e Serbisë. Spekulimet nëpër ballina gazetash se ushtria e Serbisë do të futej në veri të Kosovës futet tek fusha e fantashkencës politike pasi kjo do të ishte konflikt i hapur me botën e civilizuar perëndimore”.

Serbia pritet të kërkoj mbledhje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Presidenti Vuçiq takoi ambasadorët rus e kinez, kurse atij amerikan i kërkoi t’ia tërheq vëmendjen Prishtinës.

Tensionet u shtuan pasi policia e Kosovës ktheu në kufi basketbollistët e Partizanit që pas atyre të Cërvena Zvezdës ishin nisur për t’iu bashkuar protestave dhe për të luajtur miqësore kundër me Trepçën e veriut në Leposaviç.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO