Ath-Pilly-Kwta

I hidhëruar që askush nuk ka qenë në gjendje ta shqiptojë saktë mbiemrin e tij, mbrojtësi i Chelseas, Cesar Azpilicueta ka vendosur të merr rolin e ‘mësuesit’ duke e sqaruar atë. Spanjolli ka kaluar më tepër se një vit në Stamford Bridge, por si komentatorët e ndeshjeve ashtu edhe shikuesit e rëndomtë, (përfshirë në vendin…

Sport

03/12/2013 16:15

I hidhëruar që askush nuk ka qenë në gjendje ta shqiptojë saktë mbiemrin e tij, mbrojtësi i Chelseas, Cesar Azpilicueta ka vendosur të merr rolin e ‘mësuesit’ duke e sqaruar atë.

Spanjolli ka kaluar më tepër se një vit në Stamford Bridge, por si komentatorët e ndeshjeve ashtu edhe shikuesit e rëndomtë, (përfshirë në vendin tonë) kanë hasur në vështirësi ta shqiptojnë mbiemrin e tij. Azap…Aspa…e dini se për kë bëhet fjalë.

Por, në ndihmë ka dalë vetë Azpilicueta i cili ka publikuar një video në Youtube ku e demonstroi se si shqiptohet mbiemri i tij dhe atë shkronjë për shkronje. Është Ath-Pilly-Kwta.

E lehtë apo jo?