Atentat në Francë, shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në lagjen Arenes në Toulouse të Francës në natën mes së 25-26 prillit, raportojnë mediat franceze.

Bota

26/04/2017 20:56

Shqiptari, 40-vjeç, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Duke cituar burime zyrtare, mediat lokale raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur në kokë.

Ndërhyrja për shpëtimin e tij është kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të stacionit të metrosë.

Duke cituar burime nga skuadrat e shpëtimit, mediat në Francë raportojnë se gjendja e të plagosurit është kritike për jetën. Autoritet franceze kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen./albeu