Atentat ndaj një zyrtari turk në Stamboll

Një i armatosur qëlloi nënkryetarit të Komunës së Stambollit, Sisli Çemil Candas duke e plagosur rëndë, raporton televizioni turk NTV.

Bota

18/07/2016 16:07

Zyrtari u dërgua në spital dhe sipas zyrtarëve gjendja e tij është kritike, transmeton lajmi.net.

Nuk është e qartë ende nëse incidenti ka lidhje me grusht shtetin e dështuar të të premtës gjatë të cilit u vranë mbi 200 persona.

Tensioni në Turqi mbetët i lartë, ndonëse qeveria thotë se e ka situatën në tërësi nën kontroll.

Televizioni turk, NTV raporton se sulmuesi ka hyrë në zyrën e Cemil Candas, dhe pas kësaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republika e Popullit (CHP) e udhëheqë qarkun Sisli.

Grusht shtetin e dështuar e kanë dënuar të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe CHP.