Atentat: Ekzekutohet me snajper shqiptari i dënuar për vrasje

Xhabir Shega është ekzekutuar me snajper në oborrin e banesës së tij në lagjen poshtë Kalasë së Rozafës në Shkodër.

Lajme

11/06/2015 23:41

Rreth një vit më parë, ai i kishte shpëtuar një atentati me armë, por kësaj radhe 51 vjeqari edhe pse u dërgua në spitalin e qytetit në Shkodër, nuk ia doli, raporton shqiptarja.com.

Shega mësohet se kishte marrë dy plagë në kraharorë dhe sipas Policisë, mendohet se autori të ketë qenë në një largësi të madhe me tashmë të ndjerin, andaj dyshohet se u vra me snajper.

E motivet dyshohet të lidhen me hakmarrjen, kjo pasi Shega ishte në gjak me tre fise në Shkodër.

Në fakt e njëjta metodë është përdorur edhe në gusht të 2014-ës për të eliminuar fizikisht Xhabir Shegën, ku me snajper kishte gjuajtur drejtë tij.

51-vjeçari është person me precedent penal, në vitin 2002 ka vrarë me armë zjarri personin me inicialet E.B dhe sipas policisë ka bërë 12 vite burg duke lënë institucionin e vuajtjes së dënimit në vitin 2014.

Në Shkodër njihet me emrin Vil Shega.