Atdhe Nuhiu me falënderim të veçantë për Albert Bunjakin

Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka falënderuar trajnerin Albert Bunjaki, për punën e bërë në krye të Përfaqësueses së Kosovës.

Sport

13/10/2017 21:44

Bunjaki pas përfundimit të eliminatorëve të para të Kosovës për Kampionatin Botëror, është larguar pas qëndrimit tetë vjeçar.

Të gjithë lojtarët e Kosovës, në mënyra të ndryshme kanë falënderuar Bunjakin,e njëri prej tyre është edhe Atdhe Nuhiu, që ka shënuar në debutim në ‘Loro Boriçi’ ndaj Islandës.

“Së pari dua të falënderoj të gjithë tifozët e kombëtares së Kosovës për mbështetjen e tyre gjatë ndeshjeve të kaluara. Për fat të keq, ne nuk arritëm objektivat tona, edhe pse në disa lojëra, potenciali ynë ishte i dukshëm”, shkroi në Facebook sulmuesi i Kosovës.

“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Albert Bunjakun. Ai jo vetëm që ka bërë gjëra të mëdha për Kosovën, por edhe për karrierën time: Ai ishte që më dha besimin dhe më bëri të mundur, të përfaqësoj shtetin tim. Faleminderit për gjithçka dhe shumë suksese në të ardhmen, Mister!”, vijon Nuhiu./Lajmi.net/