Atdhe Nuhiu ftohet për ndeshjen e 11 qershorit me Turqinë

Atdhe Nuhiu do të jetë pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjen kualifikuese me Turqinë.

Sport

26/05/2017 16:25

Sulmuesi shtatgjatë është ftuar nga trajneri Albert Bunjaki, për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku Kosova më 11 qershor në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër përballet me Turqinë, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Medie angleze ‘thestar.co.uk’ shkruan se sulmuesi i Sheffield Wednesday, do të grumbullohet për herën e dytë te Kosova.

Nuhiu 27 vjeçar, pati një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen debutuese ndaj Islandës, kur shënoi një gol të bukur me kokë.

Kosova që për të parën herë po merr pjesë në kualifikime për Kampionatin Botëror, është pjesë e grupit I, dhe në pesë ndeshjet e para ka arritur vetëm një barazim ndaj Finlandës, duke humbur në katër ndeshjet tjera./Lajmi.net/