Atalanta – Juve, kjo është nota e Berishës që shkëlqeu në këtë përballje (FOTO)

.

Sport

01/10/2017 23:19

Atalanta ka marrë një pikë përballë kampionit Juventus (2-2) falë heroizmit të portierit shqiptar Etrit Berisha, i cili mbrojti penalltinë e Paulo Dybalas.

Lojtari me notën më të lartë te vendasit, por edhe në ndeshje, është vlerësuar Alejandro Gomez (8.6), i cili ishte i përfshirë në të dy golat e skuadrës së tij.

Berisha ka marrë notën 7.2, duke qenë se ai nuk ishte fajtor në dy golat e pranuar dhe ishte vendimtar në fund.

Vlerësimin më të ulët te skuadra mysafire e ka kapiteni Gianluigi Buffon (4.9), i cili pranoi dy gola në këtë takim.