Atalanta dhe Milan luajnë baras për të mbajtur të hapur garën për Ligën e Evropës

Atalanta dhe Milan kanë mbajtur të hapur garën për një vend në Ligën e Evropës.

Sport

13/05/2018 19:58

Në përballjen direkte në stadiumin ‘Atleti Azurri d’Italia’, këto dy skuadra kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1.

Milan ishte afër fitores, por vendasit arritën barazimin në fund të ndeshjes.

Ishte Kessie që në minutën e 60’ kaloi në epërsi Milanin.

Masiello në minutën e 92’ barazoi në 1:1, pas një ndërhyrje amatore të portierit Donnarumma./Lajmi.net/