Ata që vrapojnë në mëngjes janë më të lumtur, ja pse

Nëse jeni një prej tyre që vrapojnë në mëngjes në natyrë para se të hanë mëngjesin, studimi i ri tregon se jeni më tepër të prirë që të përjetoni “lumturinë” e vrapimit.

Lifestyle

19/07/2016 13:57

Studiuesit tregojnë se kjo ka të bëjë me hormonin e quajtur lehtin. Leptina është e lidhur me ndjenjat e ngopjes, është hormon që shtohet pasi që të hani duke ndihmuar që të ulet uria. Atletët e qëndrueshëm që stërviten rregullisht kanë nivele më të ulëta të leptinës, nëse trajnoni për maratonë atëherë jeni rregullisht e uritur.

Kjo ka kuptim pasi që vrapuesit e rregullt që stërviten rregullisht, andaj edhe kanë nivele më të ulëta të leptinës, kënaqen me sporte dhe ndjehen të lumtur kur vrapojnë me kilometra. Mund të jetë paradoksale që disa raste shkaktojnë uri, gjë që na bën të dëshirojmë të vrapojmë edhe më shumë dhe të ndjehemi të lumtur gjersa e bëjmë një gjë të tillë. Kjo teori ka kuptim në perspektivën evolutive pasi që njerëzit e hershëm kur kanë qenë të uritur u është dashur ti rezistojnë rrugëve të gjata për të gjetur ushqim. Ndjenja e kënaqësisë është e lidhur me evolucionin si motivim i tyre për të kërkuar ushqimin më tej, për tu siguruar që do e gjejnë ushqimin e duhur.