Ata që kryejnë vepra të mira bëjnë më shumë seks – Lajmi.net
Ata që kryejnë vepra të mira bëjnë më shumë seks
Autori: Lajmi.net FunKurioziteteLifestyleLoveSex 23:29, 9 June 2018
Thonë se njerëzit e mirë nuk iu ndihmojnë vetëm tjerëve, por i ndihmojnë edhe vetvetes.

E kjo thënie asnjëherë nuk është dëshmuar më mirë sesa nga një studim kanadez i cili thotë se personat altruistë (pra ata që bëjnë vepra të mira) janë më të prirë të kenë jetë aktive dhe diverse seksuale, transmeton Telegrafi.

Psikologët kanë zbuluar lidhje të forta mes altruizmit dhe suksesit seksual përmes dy eksperimenteve të cilat i kanë analizuar historitë seksuale të pjesëmarrësve të studimit, e bashkë me tendencat e tyre për të bërë mirë.

Ata kishin zbuluar se personat që ishin renditur në nivele të larta të veprave të mira kishin pasur më shumë partnerë seksualë.

Personat altruistë janë ata të cilët bëjnë vepra të mira pa pritur shpërblime apo reciprocitet. Altruizmi mund të manifestohet me trajta si zemërgjerësia, mëshira,filantropia, etj.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO