Ata që e shitën Sanchezin, s’kanë lidhje me futboll

Hristo Stoichkov i ka akuzuar drejtuesit e Barcelonës, për të cilët thotë se bënë gabim trashanik që e shitën Alexis Sanchezin, të cilin e konsideron njërin prej lojtarëve më të mirë që kishte gjiganti katalunas.

Sport

11/07/2014 02:03

Bullgari Hristo Stoichkov, dikur futbollist i Barcelonës, e ka kritikuar ashpër shitjen e kilianit Alexis Sánchez nga ana e gjigantit katalunas.

Futbollisti i shit sot në Arsenal, ndërsa mund t’ia hap dyert Luis Suarezit, i cili mund të përfundojë në Camp Nou këtë verë.

“Për faj të disa njerëzve që nuk kanë lidhje me futbollin, e kemi shitur lojtarin më të mirë që e kishim në Barcelonë. Politika e Barçës ka qenë gjithmonë kështu, nuk ju pëlqejnë lojtarët e mëdhenj”, deklaroi Stoichkov në Río de Janeiro, pasi e kuptoi se ish futbollisti i Udineses iu shit Arsenalit.

“Ai është lojtari më i mirë për shpejtësi, shkathtësi dhe luftë. Lufton për të gjithë topat, luan për ekipin. Më pëlqen mentaliteti i tij. U largua me kokën lartë”, vazhdoi bullgari.

“Një lojtar vendimtar, luan për ekipin, kurrë nuk dorëzohet”, ka përfunduar Stoichkov, i cili ishte lojtari më i dashur i katalunasve në vitet e 90-ta.