Ata që e përfundojnë universitetin janë më të rrezikuar nga tumori i trurit

Gjatë një studimi të bërë nga revista për epidemiologji dhe shëndetin e komunitetit është zbuluar se njerëzit të cilat e kanë përfunduar universitetin janë më të rrezikuar nga tumori i trurit.

Fun

27/06/2016 16:20

Sipas The Independent, glioma, është një lloj tumori i cili e sulmon sistemin nervor dhe me të mund të diagnostikohen 19% të meshkujve të cilët kanë studiuar për tri vite, përkundër atyre të cilët e kanë lënë shkollën në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, transmeton Kp.

Ndërsa, kjo përqindje arrin në 23 kur është fjala për femrat të cilat e kanë përfunduar arsimin e lartë.