“Ata më thanë të bëja porno, sepse trupi im ishte vetëm për industrinë e seksit” (Foto/Video)

Një modele e bukur me trup të shëndosh e ka nisur karrierën si një këngëtare e muzikës pop, i është thënë se trupi i saj është "i bërë" për industrinë e seksit.

Lifestyle

27/07/2017 11:53

Olyria Roy, një modele ruse tha se ajo kurrë nuk dëshironte që të kishte sukses për shkak të trupit të saj, transmeton lajmi.net.

Olyria tani ka 85,000 ndjekës në Instagram dhe e gjitha kjo për shkak të muzikës që ajo bënte.

“Kur fillova nuk ishte në modë që të ishe e shëndoshë dhe duhej të humbje peshë që të kishe sukses, më thanë se duhej të dobësohesha, majde edhe më thonin se nëse doja të bëhesha modele unë duhej të zvogëloja gjoksin tim”.

“Ata më thonin se trupi im është bërë vetëm për industrin e seksit, pra pornografinë, por kjo nuk është ajo që unë dua të bëjë, doja të provoja se femrat e shëndosha mund të duken shumë seksi”, u shpreh Roy.

“Kjo ishte shumë e bezdishme për mua dhe normalisht nuk ndihesha mirë”, përfundoi Roy.

Tashmë ajo vazhdon të punoj edhe si modele, majde vitin e kaluar ajo u kurorëzua me Miss Curvy Rusia. /Lajmi.net/