Astronomët vërejnë krijimin e një planeti të ri në Univers

Ka pak teleskopë në Tokë që përmbushin kërkesat e të gjithë astronomëve, që është arsyeja pse vëzhgimi me teleskop është një burim i çmuar.

Auto & Tek

05/07/2015 13:47

Mund të imagjinoni se sa mahnitëse është kur një grup astronomësh drejtojnë një teleskop gjigant drejt qiellit të natës për të zbuluar diçka të re.

Dukuria astronomike që këta astronomë shpresonin të shihnin ishte një dukuri e veçantë, e llojit të vetëm, që kurrë më parë nuk ishte zbuluar: lindja e një planeti të ri, vetëm 355 vite-dritë larg prej nesh.

I vërejtur së pari më 2013, ky planet, i emëruar si HD 100.546, është një gjigant gazi me ngjashmëri të Jupiterit – gjiganti i gazit në sistemin tonë diellor, transmeton Lajmi.net.

Ky planet i ri rrotullohet rreth një ylli të ri i cili është i rrethuar nga një disk epik i gazit dhe pluhurit. Formimi i një planeti të tillë fillon kur një rajon i dendur i gazit tërheqë veten me fuqinë e gravitetit të grimcave të gazit.

Përfundimisht, masa e gazit tërheqë materiale të mjaftueshme ndaj vetës dhe krejt kjo shndërrohet në një planet gazi. Vëzhgimet fillestare të këtij planeti sugjeronin se temperatura e tij ishte mbi 6,000 gradë celsius, transmeton Lajmi.net.

Studimi i këtij planeti arriti në përfundim dhe shkencëtarët thanë: “Shpjegimi më i mirë për dukuritë e vërejtura është se një planet në të vërtetë është në procesin e vetëformimit, i cili rrethohet nga një yll me unazë gazi.”

Zbulimi është aq emocionues sa që astronomët thonë se ekziston edhe një planet tjetër afër tij. Do të ishte e mrekullueshme të konfirmohej ekzistenca e këtij planeti në të ardhmen.