Astronomët shohin për herë të parë lindjen e dy planetëve të rinj (Foto)

Shkencëtarët më në fund po përjetojnë mrekullinë e jetës në hapësirë.

Auto & Tek

19/11/2015 21:01

Një grup i disa planetëve të rinj janë duke u rrotulluar rreth një ylli diku rreth 430 vite dritë larg Tokës, raporton L.A Times, dhe kjo mund t’iu ndihmojë shkencëtarëve që të marrin njohuri të reja mbi krijimin e planetëve.

“Ne jemi duke përjetuar formimin e një planeti”, tha ekipi i astronomëve dhe astrofizikanëve nga Universiteti i Arizona-së në një shkrim të mërkurën.

Shkencëtarët kanë identifikuar deri më tani rreth 1,900 planetë të rinj në galaktikë dhe të gjithë kanë mjaftuar për të hedhur dritë edhe mbi yjet të cilëve iu rrotullohen, transmeton lajmi.net.

Është hera e parë që shkencëtarët kanë parë retë e pluhurit duke formuar një planet të ri, raporton Popular Science.

Ata planifikojnë që t’i studiojnë këta planetë, për të mësuar se si formohen. (lajmi.net)