Astronauti u rrit në hapësirë për pesë centimetra

Astronauti i NASA-s, Scott Kelly, i cili qëndroi 340 ditë në hapësirë dhe u kthye në tokë të mërkurën është zgjatur pesë centimetra.

Fun

04/03/2016 10:13

Pasi qëndroi pothuajse një vit në hapësirë, trupi i tij është zgjatur për pesë centimetra, transmeton Klan Kosova.

Sipas Jeff Ëilliams nga NASA, astonautët që qëndrojnë në hapësirë me kohë i’u rritet shtylla kurrizore.

Misioni i Kelly dhe kozmonautit rus, Mikhail Kornieko ishte për të studiuar efektet që mund të sjellë në trupin e njeriut qëndrimi për një kohë të gjatë në hapësirë.

Në këtë rast do të bëhet krahasimi ndërmjet Astronautit amerikan Scott Kelly dhe binjakut të tij identik, Mark.

Para se të ulej në tokë, Kelly tha se ndihej shumë mirë fizikisht, “por izolimi nga njerëzit është pjesa më e vështirë”, tha ai.