Astronautët humbin një pjesë të panelit për stacionin kozmik

Pjesa e panelit mbrojtës kishte fluturuar gjatë shëtitjes në gjithësi

Auto & Tek

30/03/2017 21:29

Astronautët e NASA-s kanë humbur të enjten gjatë shëtisë në gjithësi një pjesë të rëndësishme të panelit mbrojtës për Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë.

Pjesa e panelit mbrojtës kishte fluturuar gjatë shëtitjes në gjithësi nga ana e astronautëve Pegi Vitson dhe partnerit të saj Shejn Kimbro.

Vitson menjëherë ka lajmëruar incidentin te kontrolli i misionit të tyre, e cila ka lokalizuar pjesën e zhdukur, ndërsa NASA ka njoftuar se ai do të mbikëqyret në mënyrë që të mos kthehet dhe të godasë stacionin kozmik.

Funksioni i panelit mbrojtës është që të ruajë stacionin nga mbeturinat mikro-meteorësh.