Astrofizikantët paralajmërojnë: Njerëzit po jetojnë në një simulim kompjuterik

Ne jemi duke jetuar në brendësi të një realiteti virtual thotë një astrofizikant që gjithashtu është fitues i çmimit Nobel.

Bota

25/02/2016 15:48

Astrofizikanti George Smut, ka paraqitur disa argumente bindëse se pse ai beson se ne tashmë jetojmë në një simulim të botës kompjuterike, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se përparimi i video lojërave është një shembull se njerëzit tashmë janë të aftë për të prodhuar realitete virtuale.

“A do të prodhojnë njerëzit simulime realiste? Përgjigja është po”, tha Smut.

“Është e qartë se njerëzit janë duke bërë përparime. Shumë shpejt truri i njeriut do të shkarkohet mbi kompjutera” shtoi tutje ai.

Ai gjithashtu supozon se diku në univers mund të ekzistojë një qytetërim që është më i avancuar se i yni, që mendon se mund të jetë arsyeja pse ne jemi këtu./Lajmi.net