Astrit Haraqija zbulon një fakt interesant: Fatos Nano ishte mik i Ibrahim Rugovës!

Njeri nga personat më të afërt të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija e ka zbuluar një fakt interesant.

Lajme

11/05/2018 19:19

Haraqija sot është takuar me ish kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.

“Pata kënaqësi të takoi sot Kryeministrin Fatos Nanon dhe mikun e Presidentit RUGOVA”, ka shkruar Haraqija.

Pra, Haraqija zbulon se Nano ka qenë mik i Rugovës, edhe pse në kohën e qeverisjes së Nanos në Shqipëri, Rugova thuhej se nuk kishte fare raporte të mira me të. /Lajmi.net/