“Astori të hënën do të nënshkruante kontratën e përjetshme me Fiorentinën”

Davide Astori do të nënshkruante kontratën e re me Fiorentinën ditën e hënën, ka bërë të ditur presidenti i klubit, Andrea Della Valle.

Sport

04/03/2018 22:48

Kapiteni i Fiorentinës në mëngjesin e ditës së diel ka ndërruar jetë papritur në dhomën e tij ku po qëndronte skuadra para sfidës me Udinesen.

Presidenti i Fiorentinës pas vdekjes së Astorit, ka zbuluar se me lojtarin kishte arritur akord për të nënshkruar kontratën që do ta mbante për jetë në ‘Artemio Frenchi’.

“Ai kishte për të nënshkruar një kontratë të hënën, ku do ta kalonte gjithë karrierën në Firence”, ka deklaruar Della Valle.

“Kjo duhej të ndodhte në enjten, por është shtyrë shkaku i kaosit të shkaktuar nga moti i keq. Unë jam ende i tronditur”, ka shtuar ai./Lajmi.net/