Aston Villa kërkon Kasamin

Fulham është në rrezik serioz për të rënë nga Premierliga. Skuadra londineze gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 24 pikë nga 31 xhiro dhe është në pozitë të rëndë në garë për mbijetesë. Por, pavarësisht se çka ndodh me Fulhamin, Pajtim Kasami mund ta ketë të sigurt paraqitjen në Premierligë edhe në…

Sport

26/03/2014 20:30

Fulham është në rrezik serioz për të rënë nga Premierliga. Skuadra londineze gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 24 pikë nga 31 xhiro dhe është në pozitë të rëndë në garë për mbijetesë.

Por, pavarësisht se çka ndodh me Fulhamin, Pajtim Kasami mund ta ketë të sigurt paraqitjen në Premierligë edhe në edicionin e ardhshëm.

Sipas tabloidit britanik Express, mesfushori shqiptar ka zgjuar interesim nga rivali i Premierligës, Aston Villa që planifikon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Kasami ka bërë paraqitje mbresëlënëse deri më tani gjatë këtij stinori, pavarësisht rezultateve të dobëta të Fulhamit dhe kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur. Ai nga edicioni i ardhshëm mund të jetë anëtar i ri i Aston Villas.