Asteroidi sa një mal kalon sot pranë Tokës

Një asteroid me madhësi të një mali do të kalojë sot pranë Tokës, duke shënuar kështu kalimin më të afërt që një asteroid do ta bëjë deri në 2027.

Auto & Tek

26/01/2015 15:09

Asteroidi i emëruar si 2004 BL86, i cili është rreth 550 metra i gjerë do t’i afrohet sot planetit tonë për 1.2 milionë kilometra – rreth tre herë më shumë se distanca mes Tokës dhe Hënës.

Përderisa ky asteroid do të kalojë pranë Tokës nuk do të shkaktojë ndonjë rrezik potencial, dhe nuk do të mund të shihet nga syri i njeriut, thotë NASA, transmeton Lajmi.net.

Shkencëtarët dëshirojnë që ta analizojnë orbitën e këtij asteroidi, dhe plani i tyre është që ta vendosin një antenë të NASA-s në të për të parë rrugën nga shkon ky asteroid, në mënyrë për të gjetur planete dhe hëna të reja.